Kallkani i Shekullit rëndon bilancin e viktimave në Amerikë
(last modified Tue, 27 Dec 2022 06:05:06 GMT )
Dhjetor 27, 2022 07:05 Europe/Tirane
  • Kallkani i Shekullit rëndon bilancin e viktimave në Amerikë

59 persona kanë humbur jetën nga stuhia e acartë që vazhdon të godasë SHBA-në dhe Kanadanë.

SHBA-ja ka regjistruar 55 viktima, ku katër prej tyre humbën jetën pasi një autobus u përmbys në rrugët e akullta në provincën kanadeze të British Columbia. I gjithë vendi është përfshirë nga stuhia, dëbora e ftohtë dhe temperaturat ekstremisht të ulëta. Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se gjatë fundjavës shumë nga ambulancat dhe kamionët e zjarrfikësve të shtetit ishin vetë të ngecur në dëborë. Situata e vështirë la shumë banesa pa energji elektrike, njëkohësisht pati mijëra fluturime të anuluara dhe vonuara. Ende 55 milionë amerikanë mbetën nën alarm për të ftohtin e erës. Në Kanada, të paktën 140,000 shtëpi janë pa energji elektrike, shumica e tyre në provincat e Ontarios dhe Quebec. Gjatë pasdites së Krishtlindjes, tetë persona u dërguan në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Sky Neës shkruan se agjencia meteorologjike e Kanadasë tha se temperaturat do të mbeten të ulëta në shumë pjesë të vendit këtë javë.

Tags