Rusia nuk do të bashkëpunojë më si zakonisht me BE-në
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137158-rusia_nuk_do_të_bashkëpunojë_më_si_zakonisht_me_be_në
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska nuk do të angazhohet më në projekte të përbashkëta me Bashkimin Evropian pasi Perëndimi ka zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë për shkak të Ukrainës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 27, 2022 19:19 Europe/Tirane
  • Rusia nuk do të bashkëpunojë më si zakonisht me BE-në

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska nuk do të angazhohet më në projekte të përbashkëta me Bashkimin Evropian pasi Perëndimi ka zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë për shkak të Ukrainës.

Në një intervistë me TASS të martën, Lavrov tha se lidhjet Moskë-BE ishin "në nivelet më të ulëta historike" për ato që ai tha se ishin arsye të njohura. "Menjëherë pas nisjes së operacionit special ushtarak, BE-ja ndoqi hapat e SHBA-së dhe NATO-s për të zhvilluar një luftë hibride kundër nesh. Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell ishte një nga të parët që bëri thirrje për humbjen e Rusisë në fushën e betejës", tha kryediplomati rus. Lavrov shtoi: "Natyrisht, nuk do të ketë më "biznes si zakonisht" me këto palë. Nuk kemi ndërmdend të trokasin në dyer të mbylluara apo të fillojmë ndonjë projekt të përbashkët. Shyqyr Zotit, për ne bota nuk është vetëm Bashkimi Evropian dhe ne kemi shumë miq dhe kombe me të njëjtin mendim diku tjetër." Ministri i Jashtëm rus denoncoi gjithashtu elitën në pushtet në bllokun evropian për atë që ai tha se po dëmton interesat jetike dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre. “Ata kanë ndjekur drejtimin anti-rus të hegjemonisë përtej oqeanit pothuajse në bindje të plotë dhe ndonjëherë edhe duke ia kaluar [SHBA-së]”, tha Lavrov. Ai vuri në dukje një ndalim të SHBA-së për vendet evropiane që të mbajnë bashkëpunimin për energjinë me Rusinë, për të cilin ai tha se ka garantuar prosperitetin e paprecedentë të evropianëve për dekada.