Ndalimi i shitjes së naftës ruse në vendet perëndimore
Në shenjë hakmarrjeje ndaj presioneve të Perëndimit, Presidenti i Rusisë nxori një dekret që ndalonte shitjen e naftës ruse në vendet perëndimore.
Sipas dekretit të Vladimir Putinit, ndalohet furnizimi dhe shitja e naftës dhe produkteve të naftës ruse për vendet që morën pjesë në vendosjen e tavanit të çmimit të naftës ruse. Dekreti i Putinit do të zbatohet nga 1 korriku 2023. Evropa dhe Australia ranë dakord që të kufizonin çmimin e naftës ruse në det të hapur në 60 dollarë për fuçi nga 5 dhjetori. Këtë vendim e ka përkrahur edhe grupi i 7 vendeve më të industrializuara që përfshin Anglinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas Komisionit Evropian, ky tavan çmimi nuk do të zbatohet për naftën e blerë para datës 5 dhjetor që është ngarkuar në anije dhe që do të shkarkohet para 19 janarit 2023. Vendosja e tavanit të çmimit për shitjen e naftës ruse në tregjet botërore është veprimi më i fundit nga aleatët perëndimorë të Ukrainës që synojnë të reduktojnë të ardhurat e Rusisë në valutë.