Vazhdon stuhia e dimrit në Amerikë me më shumë viktima
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137176-vazhdon_stuhia_e_dimrit_në_amerikë_me_më_shumë_viktima
Burime të lajmeve amerikane bënë të ditur se numri i viktimave nga stuhia e dimrit në këtë vend është rritur në më shumë se 60 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2022 05:44 Europe/Tirane
  • Vazhdon stuhia e dimrit në Amerikë me më shumë viktima

Burime të lajmeve amerikane bënë të ditur se numri i viktimave nga stuhia e dimrit në këtë vend është rritur në më shumë se 60 persona.

Disa burime të lajmeve kanë bërë të ditur se deri më tani kanë humbur jetën 64 personash, edhe pse sipas zyrtarëve amerikanë ky numër do të vazhdojë të rritet. Sipas raportimeve, të paktën 2900 fluturime janë anuluar për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve të motit në Shtetet e Bashkuara. Sipas rrjetit amerikan “NBC News”, drejtori ekzekutiv i Buffalos, “Mark Polonkars”, në një konferencë për media tha se numri i viktimave të stuhisë pritet të jetë monstruoz për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës në këtë qytet dhe pakalueshmërisë së shumë rrugëve, duke përfshirë shumë zona të Buffalos. Të hënën në mbrëmje, kryebashkiaku i Buffalo, Byron Broën tha se të paktën 18 njerëz kishin vdekur në këtë qytet.  Presidenti Joe Biden të hënën miratoi një gjendje të jashtëzakonshme për Nju Jorkun, duke lejuar Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të koordinojë përpjekjet e ndihmës në zonat e prekura. Ndërkohë, sipas Rusia Today, pas stuhisë së borës në Buffalo të Nju Jorkut grabitësit kanë hyrë nëpër dyqane.  Disa pronarë dyqanesh thanë për mediat se duhej të qëndronin natën për të shmangur grabitjet. Sipas policisë, lidhur me këtë janë arrestuar disa persona të dyshuar.