Pheniani: Do t'i japim fund shantazhit bërthamor të Amerikës
(last modified Wed, 28 Dec 2022 18:50:08 GMT )
Dhjetor 28, 2022 19:50 Europe/Tirane
  • Pheniani: Do t'i japim fund shantazhit bërthamor të Amerikës

Cho Yang-ha, kreu i Shoqatës së njerëzve elitarë të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, tha: Partia e Punëtorëve në pushtet e udhëhequr nga Kim Jong-un do t'i japë fund shantazhit bërthamor të Amerikës.

Kim Jong-un, lideri i Koresë së Veriut, ka vendosur synime të reja kyçe për të forcuar forcat ushtarake dhe mbrojtëse të vendit të tij në vitin 2023 në sfondin e përshkallëzimit të tensionit në gadishullin korean. Shumë detaje të synimeve kryesore të liderit të Koresë së Veriut për të forcuar mbrojtjen e vendit nuk janë njoftuar, por pritet që këto masa të drejtohen kundër lëvizjeve ushtarake të Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon. Cho Yang-ha, kreu i Shoqatës së njerëzve elitarë të Koresë së Veriut gjatë ceremonisë së 50-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë në Phenian, tha: "Partia jonë ka një qëllim të qartë për të ndërmarrë një hap të fortë dhe për të krijuar një forcë të fuqishme bërthamore dhe për t'i dhënë fund përgjithmonë historisë së shantazhit bërthamor amerikan. Ai shtoi: Krijimi i kësaj fuqie ushtarake që po përparon synon krijimin e një vendi të fuqishëm dhe dokumentet do të tregojnë rolin historik të vendit tonë.

 

Tags