60 viktima nga kallkani në Amerikë
Kallkani i gjerë dhe i ashpër i dimrit në Amerikë bëri që shumë familje gjatë festës së Krishtlindjeve të këtij viti të përfshihen nga kallkani i dimrit, nga e cila deri më tani janë njoftuar mbi 60 viktima.
Sipas IRNA, miliona amerikanë u përfshinë nga stuhia e dimrit gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, e cila është quajtur stuhia e shekullit për shkak të të ftohtit dhe ngricave të mëdha. Shumë zona në festën e Krishtlindjeve të këtij viti u boshatisën dhe dhuratat e shumë njerëzve mbetën të pahapura përgjithmonë. Stuhia e dimrit e ka kthyer shtetin e Nju Jorkut në një "zonë lufte", tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hokul. Guvernatorja e Nju Jorkut gazetarëve u tha: "Sigurisht, që kjo është stuhia e shekullit". Të mërkurën, forcat e ndihmës në qytetin Buffalo me një popullsi prej 275 mijë banorësh përgjatë liqenit Erie në shtetin e Nju Jorkut, i cili ka pësuar dëme të mëdha për shkak të kësaj stuhie, vijojnë pastrimin e rrugëve të këtij qyteti. Aeroporti kryesor i qytetit po përgatitet të rihapet, por mijëra familje janë ende duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas parashikimeve të motit, temperaturat në ditët në vijim do të rriten.