Valë e re e silmeve raketore të Rusisë kundër Ukrainës
Autoritertet e Ukrainës të enjten kanë njoftuar për një valë të gjerë të sulmeve raketore të Rusisë në rajone të ndryshme të Ukrainës, duke përfshirë edhe Kievein.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj, janë përballur me disa sulme raketore rus mëngjesin e 29 dhjetorit. Këto janë sulmet më të fundit të Rusisë që targeton infrastrukturën kombëtare të Ukrainës. Sirenat e sulmit ajror u lëshuan në të gjithë vendin.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia lëshoi mbi 120 raketa. Sipas administratës rajonale, në Kiev, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të shmangur sulmin me raketa. Në qytet u dëgjuan krisma shpërthimesh.
Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se shpërthime të shumta ndodhën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në qytetin e Lvivit pranë kufirit me Poloninë, sipas kryebashkiakut Andriy Sadovyi.
Autoritetet ukrainase në disa rajone thanë se disa raketa ruse u neutralizuan.
Agjencia shtetërore e lajmeve BelTA e Bjellorusisë raportoi se një raketë ukrainase S-300 kishte rënë në territorin e Bjellorusisë gjatë një prej sulmeve më të mëdha raketore të Rusisë kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Ministria e Mbrojtjes e Minskut po heton nëse sistemet e mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë e kishin rrëzuar raketën ose ishte një gabim.
Incidenti ndodhi midis orës 10 dhe 11 të mëngjesit, rreth kohës kur Rusia po gjuante shumë raketa drejt Ukrainës.