Ndërron jetë Pele, legjenda braziliane e futbollit botëror
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137280
Pele, legjenda braziliane e futbollit botëror, ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Dhjetor 30, 2022 08:06 Europe/Tirane
  • Ndërron jetë Pele, legjenda braziliane e futbollit botëror

Pele, legjenda braziliane e futbollit botëror, ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare.

Sipas Iran Press News Agency, spitali Albert Einstein në Sao Paulo të Brazilit, ku u shtrua legjenda e futbollit botëror, shpalli shkakun e vdekjes së tij si "dështime të shumta të organeve të shkaktuara nga përparimi i kancerit të zorrës së trashë". Edhe faqja e Peles në Instagram në një deklaratë konfirmoi vdekjen e tij. Pele, i cili nga shumë besohet se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, muajin e kaluar u shtrua në spitalin Albert Einstein për kimioterapi. Pele shënoi më shumë se një mijë gola në karrierën e tij dhe është lojtari i parë në historinë e futbollit që ka fituar tre Kupa Botërore (1958, 1962 dhe 1970).