Italia kërkoi pavarësinë financiare të Bashkimit Evropian nga Shtetet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137284-italia_kërkoi_pavarësinë_financiare_të_bashkimit_evropian_nga_shtetet_e_bashkuara
Kryeministrja e  Italisë i kërkoi Bashkimit Evropian të fitojë më shumë pavarësi financiare nga Uashingtoni për shkak të miratimit të një ligji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbështetur kompanitë e këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 30, 2022 08:07 Europe/Tirane
  • Italia kërkoi pavarësinë financiare të Bashkimit Evropian nga Shtetet e Bashkuara

Kryeministrja e  Italisë i kërkoi Bashkimit Evropian të fitojë më shumë pavarësi financiare nga Uashingtoni për shkak të miratimit të një ligji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbështetur kompanitë e këtij vendi.

Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Fars, kryeministrja italiane Giorgia Meloni të enjten i kërkoi Bashkimit Evropian të jetë më i ashpër  ekonomikisht ndaj Uashingtonit për shkak të një ligji të ri në Shtetet e Bashkuara që u jep kompanive të vendit një avantazh konkurrues ndaj kompanive evropiane.  Meloni gjithashtu kërkoi nga Bashkimi Evropian të krijojë zinxhirët e tij të furnizimit në përgjigje të të ashtuquajturit "Akti Amerikan i Deflacionit". Akti për Reduktimin e Inflacionit është një projekt-ligj që Presidenti i SHBA Joe Biden e nënshkroi si ligj rreth katër muaj më parë. Ky ligj cakton subvencione për prodhuesit e automjeteve elektrike, baterive dhe pajisjeve të prodhimit të energjisë që prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Krerët e vendeve evropiane kanë paralajmëruar se ky ligj mund të çojë në një luftë tregtare mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut. Disa javë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Evropa në muajt e ardhshëm duhet t'i japë një përgjigje të fortë "ligjit amerikan të deflacionit".  Ai theksoi se kjo duhet të bëhet përpara tremujorit të parë të vitit 2023 dhe “industritë evropiane duhet të jenë në gjendje të konkurrojnë kundër veprimeve amerikane”. Më herët, gjatë udhëtimit të tij në Uashington, Macron kishte paralajmëruar se politikat proteksioniste të Shteteve të Bashkuara në dhënien e subvencioneve për kompanitë amerikane në formën e ligjit të lartpërmendur do të krijojnë një ndasi në mesin e vendeve perëndimore.