OKB miraton buxhetin për vitin 2023
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137340-okb_miraton_buxhetin_për_vitin_2023
Një zëdhënës i Organizatë së Kombeve të Bashkuara ka njoftuar miratimin e buxhetit të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate për vitin 2023.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2022 15:27 Europe/Tirane
  • OKB miraton buxhetin për vitin 2023

Një zëdhënës i Organizatë së Kombeve të Bashkuara ka njoftuar miratimin e buxhetit të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate për vitin 2023.

Paulina Kubiak, zëdhënëse e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të shtunën deklaroi: "Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një buxhet prej 3.396 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm. Ky buxhet për vitin e kaluar ishte 3 miliardë e 120 milionë dollarë".

Në fillim të dhjetorit 2022, Kombet e Bashkuara kërkuan një buxhet të paprecedentë prej 5.51 miliardë dollarë (rreth 25% më shumë se në 2022) për ndihmën humanitare për vitin e ardhshëm.

Më parë, Kombet e Bashkuara njoftuan se në vitin 2023, dyqind e njëzet milionë nga njerëzit më të rrezikuar në botë nga 70 vende, do të kenë nevojë për ndihmë, që është 65 milionë më shumë se në vitin 2022.