Janar 01, 2023 14:37 Europe/Tirane
  • Kancelari i Gjermanisë thekson kursimin e energjisë

Në një mesazh për qytetarët gjerman, Kancelari i Gjermanisë u kërkoi qytetarëve gjermanë që të vazhdojnë të kursejnë energjinë.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vendosën sanksione të gjëra ndaj Rusisë dhe kërkuan një reduktim të varësisë së Evropës nga gazi.

Sanksionet e ndryshme të vendosura kundër Rusisë deri më tani kanë shkaktuar edhe shumë sfida për ekonominë evropiane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Olaf Schultz në një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri 2023, duke theksuar kursimin e konsumit të energjisë, deklaroi: "Terminalet lundruese të gazit të lëngshëm natyror (LNG), do ta bëjnë afatgjate pavarësinë e Evropës nga gazi rus. Kriza energjetike, e cila u krijua për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, konsiderohet një "sprovë e rëndë" për ekonominë më të madhe të Evropës".

Para luftës në Ukrainë, Gjermania varej nga Rusia për më shumë se gjysmën e importeve të saj të gazit.

Pasi Moska ndërpreu furnizimin me gaz të tubacionit për Gjermaninë dhe evropianët, Berlini është kthyer gjithnjë e më shumë në gazin natyror të lëngshëm (LNG) për të kompensuar mungesën.

Në këtë drejtim, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke vënë theksin gjithashtu tek kursimi i energjisë, shpalli parandalimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike si sfidën më të madhe të vendit në vitin e ri 2023.

Tags