Qendrat mjekësore franceze në prag të kaosit të plotë
(last modified Tue, 03 Jan 2023 07:48:23 GMT )
Janar 03, 2023 08:48 Europe/Tirane
  • Qendrat mjekësore franceze në prag të kaosit të plotë

Disa spitale të mëdha franceze pas  grevës njëjavore të mbajtur nga shumë mjekë që kërkojnë rritje page po përballen me kolapsin.

Pas grevës mbarëkombëtare të mjekëve francezë që  mbajt në mes të dhjetorit, kjo është protesta e dytë sindikaliste e muajve të fundit në këtë vend të Evropës Perëndimore. Greva e mjekëve të përgjithshëm në Francë që u bë për të rritur pagat, është shtyrë deri më 8 janar dhe kjo ka krijuar telashe të mëdha në disa spitale, raportoi Radio France Info.   Mjekët po planifikojnë të zhvillojnë të enjten një marsh proteste drejt ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë në qendër të Parisit. Sistemi shëndetësor francez prej kohësh ka qenë nën presion të madh për shkak të shtimit të rasteve të gripit, problemet e mëparshme të sëmundjeve të mushkërive dhe Covidi. Punonjësit e sektorit të shëndetësisë në Francë duan të dyfishojnë tarifën e konsultimit (vizitën) nga 25 euro që është aktualisht në 50 euro, si dhe të përmirësojnë kushtet e punës dhe të marrin fonde shtesë për punësimin e asistentëve. Sindikatat kanë theksuar se Franca po përballet me një krizë të kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor tre vitet e fundit i kanë kaluar duke u përpjekur që të tërheqin vëmendjen ndaj gjendjes së rëndë të spitaleve publike, institucioneve mjekësore dhe sociale.