Çmimet e gazit në Evropë ulen me 48%
Çmimet e gazit në Evropë në dhjetor ranë me 48% për shkak të motit të ngrohtë që është i pazakontë.
Sipas të dhënave të institutit “ICE” të Londrës për kontratat e ardhshme të muajit janar dhe shkurt, si dhe përllogaritjeve të agjencisë së lajmeve TASS, çmimi i gazit në Evropë në dhjetor në krahasim me muajin e kaluar është ulur me 48% duke arritur në 845 dollarë për mijë metër kub. Shkak për këtë rënie çmimi është ngritja jonormale e temperaturës së ajrit në Evropë dhe furnizimi me vëllime të mëdha të gazit në depozitat e vendeve të Kontinentit të Gjelbër. Çmimi i kontratave të gazit në fund të tregtimit më datë 30 nëntor ishte rreth 1558 dollarë për mijë metër kub, ndërsa në fund të tregtimit më 30 dhjetor, çmimi i gazit u ul me 48% dhe arriti në 845 dollarë. Çmimi mesatar i gazit në Evropë në dhjetor dhe nëntor ishte përkatësisht 1272 dollarë për mijë metër kub.