Borrel kritikon politikën e përjashtimeve nga taksat në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137516-borrel_kritikon_politikën_e_përjashtimeve_nga_taksat_në_amerikë
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian kritikoi ligjin e përjashtimit nga taksat për kompanitë në SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2023 15:38 Europe/Tirane
  • Borrel kritikon politikën e përjashtimeve nga taksat në Amerikë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian kritikoi ligjin e përjashtimit nga taksat për kompanitë në SHBA.

Joseph Borrell theksoi se përjashtimet tatimore që qeveria amerikane konsideron për kompanitë në këtë vend do të dëmtojnë prodhuesit evropianë. Borrell shtoi: Ky ligj bazohet në një filozofi kontradiktore, dhe nga njëra anë, nuk merr parasysh kostot e prodhimit të gazit karbonik, dhe nga ana tjetër, në thelb përfshin ndihma të rëndësishme të qeverisë për kompanitë që përdorin teknologji miqësore me mjedisin në territorin e Amerikës. "Ky ligj dëmton industrialistët evropianë dhe bie ndesh me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë" shtoi Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.