Ekonomia britanike, recesioni më i keq midis vendeve të industrializuara
(last modified Wed, 04 Jan 2023 18:44:25 GMT )
Janar 04, 2023 19:44 Europe/Tirane
  • Ekonomia britanike, recesioni më i keq midis vendeve të industrializuara

Britania do të përballet me një nga recesionet më të këqija në vitin 2023 midis vendeve kryesore të industrializuara në botë.

Sipas një sondazhi vjetor të 101 ekonomistëve kryesorë me qendër në Britani, pasojat e rritjes së inflacionit, që u shkaktua nga pandemia dhe lufta në Ukrainë, do të jenë më të rënda në Britani se sa në vendet e tjera të G7 dhe ky vend do të jetë më i dobëti për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Sipas këtij raporti, PBB-ja do të ulet në pjesën më të madhe të muajve të vitit 2023 dhe do të zbatohet një politikë e rreptë financiare nga qeveria. Gjithashtu, edhe vendet e tjera do të vuajnë ekonomikisht; Siç parashikoi Fondi Monetar Ndërkombëtar javën e kaluar, një e treta e ekonomisë botërore do të jetë në recesion këtë vit. Megjithatë, sipas Financial Times, edhe kur ekonomitë e vendeve të rimëkëmben, Britania ka të ngjarë të mbetet prapa vendeve të tjera, sepse gabimet e qeverisë, si produktiviteti i ulët, investimet e dobëta të biznesit, neglizhenca e qeverisë ndaj shërbimeve publike dhe dëmtimi i biznesit i shkaktuar nga Brexit-i, kanë acaruar problemet ekzistuese.

 

Tags