Theksi i ministrit turk të Mbrojtjes për vazhdimin e negociatave trepalëshe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137564-theksi_i_ministrit_turk_të_mbrojtjes_për_vazhdimin_e_negociatave_trepalëshe
Ned Price, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të SHBA, në konferencën e tij të fundit javore për shtyp tha: "Tani nuk është koha për të normalizuar lidhjet me Damaskun, tani nuk është koha për të përmirësuar marrëdhëniet me Sirinë."
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2023 16:15 Europe/Tirane
  • Theksi i ministrit turk të Mbrojtjes për vazhdimin e negociatave trepalëshe

Ned Price, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të SHBA, në konferencën e tij të fundit javore për shtyp tha: "Tani nuk është koha për të normalizuar lidhjet me Damaskun, tani nuk është koha për të përmirësuar marrëdhëniet me Sirinë."

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar e kritikoi Ned Price dhe theksoi vazhdimin e bisedimeve trepalëshe Ankara-Moskë-Damask. Në muajt e fundit, Ankaraja ka shpallur gatishmërinë e saj për të vendosur marrëdhënie me Damaskun dhe pothuajse të gjithë zyrtarët turq, nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deri te Ministri i i Brendshëm dhe anëtarët e partisë në pushtet (Drejtësia dhe Zhvillimi) kanë shprehur dëshirën për të vendosur këto marrëdhënie sa më shpejt të jetë e mundur. Zyrtarët amerikanë janë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes vendeve, përfshirë Turqinë, me Sirinë. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë kritikoi SHBA-në për kundërshtimin e normalizimit të marrëdhënieve me Sirinë, ndërsa ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu foli për përpjekjet e vazhdueshme për përmbushjen e kësaj kërkese. Ministri i Jashtëm turk shprehu shpresën për frytshmërinë e këtyre bisedimeve dhe shtoi se Turqia ua ka bërë të ditur qëndrimin palëve negociatore, ndaj nuk duhet të ndërmerret asnjë veprim ndaj shtetasve sirianë as në Siri, as në Turqi. Ministrat e Mbrojtjes të Turqisë, Sirisë dhe Rusisë u takuan në Moskë javën e kaluar dhe diskutuan zgjidhjen e krizës siriane, çështjen e refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit në Siri.