Fyerja e paturpshme e Biden për popujt e botës
Pas Josep Borrell dhe kopshtit të tij evropian, këtë herë fjalët e presidentit amerikan në Kentaki u bënë tepër kontroverse.
Presidenti amerikan Joe Biden, i cili njihet për gafat e tij verbale, i dha audiencës një "sallatë fjalësh" në fjalimin e tij të 4 janarit në Kentaki. 80-vjeçari Biden, në fjalimin e tij pranë Paul Brent Spence, për të vlerësuar suksesin e tij në miratimin e buxhetit të infrastrukturës dhe rëndësinë e bashkëpunimit dypartiak me liderin e pakicës në Senat, Mitch McConnell, tha: "Ditët tona më të mira janë përpara nesh, jo pas nesh. E kam thënë për një kohë të gjatë, dhe e besoj. Nuk kam qenë kurrë, kurrë, më optimist për perspektivat e Amerikës". Pasi tha se ai ka "udhëtuar në më shumë se 140 vende të botës", Biden duket i pakuptueshëm pasi thotë: "Unë do të parafrazoj një thënie të vjetër: pjesa tjetër e botës nuk është as një rrip në xhinset tona, nëse ne bëjmë çfarë duam dhe që duhet të bëjmë”!!