Janar 06, 2023 19:14 Europe/Tirane
  • “Bllokohet” qeveria e SHBA-së, s’ka kryetar Kongresi

Tre ditë votime, 11 vota dhe Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ende nuk ka një kryetar!

Ngërçi është pasojë e mosmarrëveshjeve në mesin e republikanëve lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të dhomës së ulet të Kongresit amerikan. Kandidati kryesor i tyre, Kevin McCarthy dështoi sërish të merrte stafetën në raundet e reja të votimit të zhvilluara të enjten. E gjithë kjo situatë, po sjell një paralizë të qeverisë amerikane, sic nuk është parë ndonjëherë që nga koha e luftës civile! Kjo ishte dita e tretë e përplasjes mes McCarthy dhe 20 kolegëve të tij republikanë konservatorë që vazhdojnë të mos e mbështesin atë. Në votimin e njëmbëdhjetë të zhvilluar një ditë më parë, ai nuk i siguroi dot votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar dhe ligjvënësit votuan për të mbyllur punimet e kësaj dite. Republikanët ishin në gjendje të fitonin 222 vende në zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit 2022 dhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Demokratët fituan gjithashtu 212 vende. Kryetari nuk u emërua për Dhomën e Përfaqësuesve. Çdo raund votimi që nuk arrin të përcaktojë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ushtron presion shtesë për largimin e Kevin McCarthy, liderit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili më parë mendohej se mund të fitonte lehtësisht vendin e kryetarit. Kundërshtarët konservatorë të McCarthy duket se synojnë ta nxjerrin atë jashtë loje duke votuar kundër tij, e shkak për këtë duket janë disa lëshime që politikani ka pranuar të bëjë ndaj kërkesave që më parë i kishte konsideruar të papranueshme e që do të dobësonin pozitën e kryetarit. Një prej votave kundër ishte ajo e ligjvënësit republikan Matt Gaetz votoi për Donald Trumpin për postin e kryetarit, pavarësisht faktit që ish-presidenti nuk është pjesë e një gare të tillë. Vetë Trumpi u ka kërkuar republikanëve që të mbështesin McCarthy për kryetar. Trump në thelb ka vënë në pikëpyetje proceset demokratike në Amerikë, veçanërisht zgjedhjet dhe korrektësinë e mbajtjes së tyre. Duket se demokracia amerikane tani po përballet me shumë sfida dhe rreziqe dhe ka shumë dyshime për simbolet dhe proceset e saj. Përveç kësaj, votuesit amerikanë kanë humbur gjithnjë e më shumë besimin e tyre në sistemin politik amerikan, dhe në të njëjtën kohë, dhuna politike në Shtetet e Bashkuara është rritur ndjeshëm.

 

Tags