Rrritja e inflacionit, sfida kryesore e kryeministrit britanik
(last modified Sun, 08 Jan 2023 17:35:36 GMT )
Janar 08, 2023 18:35 Europe/Tirane
  • Rrritja e inflacionit, sfida kryesore e kryeministrit britanik

Kryeministri britanik, vendi i të cilit e kaloi vitin e kaluar me inflacion të shfrenuar dhe çmime të larta, pranoi se nuk ka asnjë garanci që inflacioni do të ulet në vitin 2023.

Agjencia e lajmeve Reuters shkroi: Rishi Sunak pranoi se nuk ka garanci që inflacioni në Angli do të ulet në vitin 2023 dhe deklaroi se qeveria e tij duhet të veprojë në mënyrë të kontrolluar dhe të respektojë disa rregullore apo standarde për të garantuar uljen e inflacionit. Duke u shprehur se për të frenuar inflacionin duhet të respektohen rregulloret dhe të merren vendime të përgjegjshme dhe korrekte Sunak tha: “Është shumë e rëndësishme të veprohet në këtë mënyrë. Kjo nuk është një çështje abstrakte dhe ka ndikim në jetën e njerëzve. Kryeministri i Anglisë më parë premtoi se do të kontrollojë inflacionin. Britania do të përballet me një nga recesionet më të këqija në vitin 2023 midis vendeve kryesore të industrializuara në botë. Sipas një sondazhi vjetor të 101 ekonomistëve kryesorë me qendër në Britani, pasojat e rritjes së inflacionit, që u shkaktua nga pandemia dhe lufta në Ukrainë, do të jenë më të rënda në Britani se sa në vendet e tjera të G7 dhe ky vend do të jetë më i dobëti për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Sipas këtij raporti, PBB-ja do të ulet në pjesën më të madhe të muajve të vitit 2023 dhe do të zbatohet një politikë e rreptë financiare nga qeveria. Sipas Financial Times, edhe kur ekonomitë e vendeve të tjera të rimëkëmben, Britania ka të ngjarë të mbetet prapa vendeve të tjera, sepse gabimet e qeverisë, si produktiviteti i ulët, investimet e dobëta të biznesit, neglizhenca e qeverisë ndaj shërbimeve publike dhe dëmtimi i biznesit i shkaktuar nga Brexit-i, kanë acaruar problemet ekzistuese. Rezultatet e sondazheve të fundit të kryera në Britaninë e Madhe tregojnë se qeveria konservatore e Rishi Sunak ka humbur mbështetjen e publikut, pavarësisht se ka bërë premtime dhe pretendon se do të përmirësojë situatën e vështirë ekonomike. Sipas një sondazhi të përbashkët të kryer nga Instituti prestigjioz YouGov dhe The Times i Londrës më 4 dhe 5 janar 2023 nga mesi 1709 të rriturve, 25% mbështesin partinë konservatore në pushtet dhe 46% mbështesin Partinë Laburiste të udhëhequr nga Keir Starmer. Sipas këtij sondazhi, nëse nesër do të mbahen zgjedhjet kombëtare, 17% janë shprehur se do të votojnë për partinë në pushtet dhe 31% për rivalët. Sipas sondazhit, 67% e cilësuan punën e qeverisë si shumë të keqe dhe 20% si të mirë. Gjithashtu, 54% të britanikëve thonë se Brexit ishte një veprim i  gabuar dhe 35% e konsiderojnë të drejtë. Duke injoruar ndikimin e vendimeve katastrofike të shtatorit të Liz Truss si një nga tre kryeministrat konservatorë në vitin 2022, Sunak tha se kabineti i saj kishte marrë "vendime të vështira, por të drejta" për të kontrolluar huamarrjen dhe borxhin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

 

Tags