Kryeministri britanik tërhiqet përballë valës së grevave
Kryeministri britanik, duke u tërhequr nga qëndrimi i tij mbi grevat, deklaroi se është gati të diskutojë për rritjen e pagave të infermierëve.
Sipas Al Jazeera, kryeministri britanik Rishi Sonak në një tërheqje kuptimplotë ka thënë se ai është i gatshëm të diskutojë rritjen e pagave të infermierëve për t'i dhënë fund valës më të madhe të grevave në dekadat e fundit. Grevat e infermierëve dhe punonjësve të urgjencave, mungesa e personelit dhe gripi dimëror kanë bërë që disa spitale në këtë vend të shpallin një situatë kritike. Aktualisht pacientët presin me orë të tëra dhe disa prej tyre trajtohen nëpër korridore. "Ne duam të kemi një bisedë racionale, të sinqertë dhe të dyanshme për të drejtat e infermierëve," tha Sunak, i cili është nën presionin në rritje nga publiku vendas. Dyert kanë qenë gjithmonë të hapura për të folur për atë që duan infermierët, shtoi ai. Qeveria britanike të hënën do të mbajë një takim me zyrtarë të sindikatave për punonjësit e sektorit publik si infermierët dhe shoferët e trenave. Sindikatat gjithashtu kanë thënë se do t'i ndërpresin grevat vetëm nëse bëhen propozime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për pagat e këtij viti.