Shkëmbehen 100 robër lufte midis Rusisë dhe Ukrainës
Rusia dhe Ukraina të dielën shkëmbyen 100 robër lufte me njëri-tjetrin, ndërkohë që konflikti në Ukrainën lindore është përshkallëzuar.
Sipas Reuters, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se më 8 janar, 50 ushtarë rusë u transferuan në vend për mjekim. Këtë lajm e konfirmoi edhe Ukraina e cila njoftoi se Rusia ka liruar 50 ushtarë ukrainas. Dy javë më parë, Moska dhe Kievi liruan secila nga 50 robër lufte. Në të njëjtën kohë, qeveria ukrainase mohoi pretendimin se qindra ushtarë u vranë në sulmin hakmarrës nga rusët dhe e quajti atë propagandë lufte. Ukraina në një deklaratë njoftoi se Moska pa dhënë asnjë provë ka pretenduar se sulmi me raketa në qytetin Kramatorsk vrau më shumë se 600 ushtarë ukrainas. Rusia ka thënë se këto sulme ishin në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e 89 ushtarëve rusë të vrarë në Makiuka.