Trump: Tani bastiseni dhe kontrolloni Shtëpinë e Bardhë
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi bastisjen dhe kontrollimin e Shtëpisë së Bardhë pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me periudhën kur Joe Biden ish zëvendëspresident.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar zbulimin e dokumenteve konfidenciale të klasifikuara në zyrën e Joe Biden nga koha kur ai ishte zëvendëspresident i Amerikës. Këto dokumente, disa prej të cilave ishin të vulosura me vuën sekrete dhe të klasifikuara, u zbuluan në qendrën “Pen Biden Center” në nëntor.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në reagim të zbulimit të dokumenteve të klasifikuar në zyrën e Bidenit, Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se ashtu si Policia Federale Amerikane (FBI) bastisi rezidencën e tij në Florida për të zbuluar dhe sekuestruar dokumente e klasifikuara, tani është koha që ata të bastisin dhe kontrollojnë edhe Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë drejtim, republikani Kevin McCarthy, i cili pas 15 raundesh votimi arriti të zgjidhej kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, ka reaguar ndaj publikimit të lajmit për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara në një nga zyrat private të Biden dhe tha: "Demokratët kanë supozuar se ata kanë epërsinëpër të kontrolluar çdo gjë".