Janar 10, 2023 18:31 Europe/Tirane
  • Dështimi i projektit 900 milionë dollarë në Afganistan

Inspektori i Përgjithshëm Special i SHBA për Rindërtimin e Afganistanit deklaroi se Uashingtoni ka dështuar në nxjerrjen e mineraleve të Afganistanit.

Në një raport të ri, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm Special të SHBA-së për Çështjet e Afganistanit (SIGAR) tha se projekti i Uashingtonit për nxjerrjen e mineraleve të Afganistanit, pasi u shpenzuan më shumë se 900 milionë dollarë, dështoi. SIGAR shtoi se projekti i SHBA-së për të zhvilluar dhe ndërtuar kapacitetet në sektorin minerar të Afganistanit dështoi. Sipas këtij raporti, SHBA shpenzoi më shumë se 962 milionë dollarë që nga viti 2004 për të "tërhequr investime në sektorin e minierave të Afganistanit". Kjo ndërkohë që Kina ka nënshkruar së fundmi kontratën e nxjerrjes së naftës në fushën “Amu Darya” me qeverinë e përkohshme të talebanëve.

 

Tags