Demonstrata e fermerëve spanjollë në rrugët e Madridit
(last modified Thu, 12 Jan 2023 06:00:52 GMT )
Janar 12, 2023 07:00 Europe/Tirane
  • Demonstrata e fermerëve spanjollë në rrugët e Madridit

Mijëra fermerë spanjollë protestuan kundër politikës së qeverisë për ndërprerjen e ujit nga lumi Tagus.

Sipas Reuters, mijëra fermerë spanjollë u mblodhën në rrugët e Madridit për të protestuar kundër planit të qeverisë për të reduktuar sasinë e ujit nga lumi Tagus që përdoret për të ujitur tokat bujqësore. Sipas të dhënave statistikore, vitin e kaluar Spanja përjetoi motin më të nxehtë dhe më të thatë në dekadat e fundit. Ministrja e Mjedisit Teresa Ribera njoftoi të martën se kufizimet janë të nevojshme për të përgatitur vendin për efektet e ndryshimeve klimatike. Sipas fermerëve dhe zyrtarëve lokalë, politikat e qeverisë do të ulin sigurinë ushqimore dhe do të përkeqësojnë jetesën e tyre. Më herët ekspertët e OKB-së në një raport kanë paralajmëruar se temperatura globale do të kalojë 1.5 gradë Celsius në vitin 2030. Kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius ishte qëllimi ambicioz i Marrëveshjes së Parisit, të arritur në vitin 2015.