Të pasurit kanë 2/3 e pasurisë globale
(last modified Tue, 17 Jan 2023 18:43:36 GMT )
Janar 17, 2023 19:43 Europe/Tirane
  • Të pasurit kanë 2/3 e pasurisë globale

Për të parën herë në 25 vjet janë rritur si pasuria, ashtu edhe varfëria ekstreme sipas Organizatës Bamirëse Oxfam që bën thirrje për një taksim më të drejtë në përgjigje të hendekut në rritje të pabarazisë.

Në raportin e tij, “Mbijetesa e më të pasurve”, Oxfam thotë se miliarderët në botë vetëm po pasurohen. Oxfam thotë se burimi i kësaj pasurie janë pjesërisht paratë qeveritare: likuiditet emergjent u pompua në ekonominë globale pasi pandemia e koronavirusit i detyroi vendet të mbylleshin në vitin 2020. Oxfam llogarit se të paktën 1.7 miliardë punëtorë jetojnë tani në vende ku inflacioni po tejkalon pagat, që do të thotë se njerëzit po varfërohen. Megjithatë, pasuria e miliarderëve është rritur pasi inflacioni rrit çmimet e ushqimit dhe energjisë, dhe kriza aktuale e kostos së jetesës po krijon përfitime dramatike për shumë njerëz në krye, thuhet në raport.

 

Tags