Putin: Embargoja ndaj Rusisë rriti çmimet globale të karburantit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138276-putin_embargoja_ndaj_rusisë_rriti_çmimet_globale_të_karburantit
Presidenti i Rusisë tha se sanksionet e vendosura nga Perëndimi kundër Moskës kanë rritur çmimet e karburantit në nivel global.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 17, 2023 19:44 Europe/Tirane
  • Putin: Embargoja ndaj Rusisë rriti çmimet globale të karburantit

Presidenti i Rusisë tha se sanksionet e vendosura nga Perëndimi kundër Moskës kanë rritur çmimet e karburantit në nivel global.

Të martën, Vladimir Putin njoftoi rritjen e ekonomisë së këtij vendi pavarësisht vendosjes së sanksioneve të gjera kundër Rusisë nga vendet perëndimore. Vladimir Putin gjithashtu njoftoi se pavarësisht sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, prodhimi i naftës në Rusi është rritur me 2%, dhe industria ushtarake e vendit gjithashtu është rritur me shpejtësi. dhe disa kompani po punojnë ditë e natë. Që nga fillimi i operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kanë shtuar shumë sanksionet dhe presionet kundër Rusisë.