Janar 18, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • Shtohen mosmarrëveshjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Dhomës së Përfaqësuesve

Në të njëjtën kohë me polemikat mbi dokumentet e klasifikuara të zbuluara në shtëpinë e Joe Biden, Shtëpia e Bardhë dhe republikanët akuzuan njëri-tjetrin për hipokrizi dhe fshehje.

Faqja e internetit Daily Mail citoi intervistën e James Comer, përfaqësuesit republikan të shtetit të Kentakit dhe kryetarit të komisionit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe shkruante se ai ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për mosmbajtjen e listës së të ftuarve në shtëpinë e Bidenit në qytetin Wilmington, Delaware, ku u gjetën të paktën gjashtë faqe dokumente të klasifikuara të kohës kur ai ishte nënpresident. Comer kohët e fundit i dërgoi një letër shefit të stafit të Biden, Ron Klein, duke kërkuar qasje në listën e vizitorëve në shtëpinë e Delaware. Në letër thuhej:  Pa një listë se kush e vizitoi rezidencën e tij, publiku amerikan nuk do ta mëosjë kurrë se kush ka pasur akses në këto dokumente shumë të ndjeshme.   Shtëpia e Bardhë pas letrës zbuloi se nuk kishte asnjë listë të vizitorëve në rezidencën private të Biden. Ian Sams, një zëdhënës i këtij organi, deklaroi se Comer dhe kolegët e tij "nuk kanë aspak kredibilitet".  Në këtë deklaratë thuhet:   Dikush duhet të jetë skeptik për kërkesat (e republikanëve) dhe t'i pyesë ata pse e politizuan këtë çështje në kohën kur ata kanë pranuar se nuk u intereson përmbajtja e këtyre dokumenteve të klasifikuara.  Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në një përpjekje hipokrite dhe të paturpshme për të sulmuar Presidentin Biden po luajnë me politikën.  Sipas raportimeve, më 2 nëntor, në zyrën e rezidencës private të Biden u zbuluan gjithsej 10 dokumente të klasifikuara nga viti 2013 deri në vitin 2016. Që nga nëntori, pas zbulimit të dokumenteve të klasifikuara në zyrën e tij të mëparshme, ndihmësit e Biden kanë kërkuar për dokumente të tjera të klasifikuara që ai mund t’i ketë ruajtur nga vendet ku ka punuar më parë. Biden ka pranuar se dokumente të klasifikuara janë gjetur në një sirtar dosjesh, në një bibliotekë personale dhe në garazhin e shtëpisë së tij në Delaëare. Çështja e gjetjes së dokumenteve konfidenciale të qeverisë federale në disa vende të punës dhe jetës së presidentit demokrat Joe Biden u ka dhënë republikanëve, të cilët mbajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, një arsye të re për të bërë presion të ri mbi Biden dhe për të hapur rrugën për fajësim e tij. Pas fitores së Partisë Republikane në zgjedhjet afatmesme në Dhomën e Përfaqësuesve dhe marrjes së shumicës në këtë Dhomë, çështja e konfrontimit midis Shtëpisë së Bardhë dhe Dhomës së Përfaqësuesve, në dy vitet e mbetura të presidencës së Biden, është zgjeruar shumë.  Në këtë drejtim, republikanët kanë nisur një hetim për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani me qëllim të fajësimit të Biden. Lidhur me këtë, “Michael McCall”, përfaqësuesi republikan i Teksasit dhe kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, duke i kërkuar atij një informacione të gjera rreth tërheqjes kaotike e trupave amerikane nga Afganistani. Gjithashtu, republikanët duke marrë në konsideratë faktin se janë shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, me qëllim fajësimin e Bidenit, do të nisin një hetim për transaksionet e djalit të tij “Hunter Biden”. Ky veprim i republikanëve në fakt është një aksion hakmarrës në përgjigje të dy fajësimeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga demokratët në Kongresin amerikan. Pas zgjedhjeve afatmesme të nëntorit 2018, demokratët fituan shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.  Kontrolli i republikanëve mbi Dhomën e Përfaqësuesve ka çuar në një ngërç politik në Amerikë dhe ka rifilluar konfliktin midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, efektet e të cilit do të shfaqen gradualisht.  Pritet që për shkak të dominimit të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Joe Biden në dy vitet e ardhshme të presidencës së tij të përballet me sfida të mëdha në Kongresin Amerikan, si në miratimin e projektligjeve të preferuara prej tij, ashtu edhe në tensione të tjera të cila mund të lindin nga Partia Republikane.

Tags