Qindra oficerë policie britanikë po pushohen nga puna për abuzime seksuale
(last modified Wed, 18 Jan 2023 14:44:40 GMT )
Janar 18, 2023 15:44 Europe/Tirane
  • Qindra oficerë policie britanikë po pushohen nga puna për abuzime seksuale

Një zyrtar i policisë britanike njoftoi shkarkimin e qindra policëve në këtë vend për krimin e abuzimit seksual.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se shefi i policisë së Londrës Mark Rowley tha të martën se qindra oficerë policie do të pushoheshin nga puna për se akuzohen për abuzim seksual dhe se hetimet janë duke vazhduar ndaj rreth 800 oficerëve të cilët përballen me më shumë se 1000 akuza për abuzim seksual dhe tregimin e neglizhencës ndaj raporteve për dhunë në familje.

Policia britanike, e cila është përballur me skandale të shumta gjatë viteve të fundit, po përballet me një krizë edhe më të madhe pasi David Carrick, një oficer policie britanik 48-vjeçar, rrëfeu të hënën e kaluar për më shumë se 40 raste të abuzimit seksual dhe përdhunimit të grave gjatë 17 viteve të kaluar.

Rasti i skandaleve morale dhe krimeve seksuale të këtij polici britanik është një nga rastet më të diskutueshme të sulmeve seksuale në këtë vend në 17 vitet e fundit.

Sipas një raporti të vitit 2022 nga një mbikëqyrës i pavarur i policisë, bulizmi dhe sjellja arrogante, diskriminimi dhe abuzimi seksual; duken të jenë sjellje të zakonshme në brenda forcave të policisë së Britanisë.  

Tags