Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Ukrainë
(last modified Fri, 20 Jan 2023 07:45:01 GMT )
Janar 20, 2023 08:45 Europe/Tirane
  • Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Ukrainë

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane javën e kaluar bëri një udhëtim sekret në Kiev.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Fars, drejtori i CIA-s Willian Burns javën e kaluar udhëtoi në Kiev për konsultime sekrete me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.   Këtë lajm e raportoi New York Times, duke cituar dy zyrtarë amerikanë, e cila shtoi se që para fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, William Burns ka bërë udhëtime periodike në Ukrainë dhe është takuar me zyrtarë të agjencive të inteligjencës së vendit.  Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për arsye sigurie, konfirmuan vizitën e Burns në Ukrainë, por ai nuk është i vetmi zyrtar i lartë amerikan që viziton Kievin në muajt e fundit. Të hënën e kësaj jave, Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Wendy Sherman, Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Feiner dhe Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Colin Call u takuan me Zelenski. New York Times shkruan se CIA po përpiqet ta mbajë të fshehtë udhëtimin e Burns dhe të mos komentojë për këtë çështje, por një zyrtar amerikan tha se qëllimi i udhëtimit është të "theksojë mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe mbrojtjen e Kievit kundër militantëve rusë". Një tjetër zyrtar amerikan tha se udhëtimi i Burns ishte një mision inteligjence që synonte të siguronte rrjedhën e dyanshme të informacionit. Në muajt e fundit, qeveria amerikane është ankuar se Uashingtoni ka më shumë informacion për lëvizjet dhe planet ushtarake të Rusisë sesa Kievi. New York Times shkruan se Ukraina varet shumë nga CIA dhe shërbimet e inteligjencës së vendeve të tjera për të mësuar rreth planeve të Rusisë.