Ulje e rritjes ekonomike botërore këtë vit
(last modified Fri, 20 Jan 2023 18:45:24 GMT )
Janar 20, 2023 19:45 Europe/Tirane
  • Ulje e rritjes ekonomike botërore këtë vit

Krerët e bankave qendrore të botës besojnë se në vitin 2023, ekonomia botërore do të dëshmojë një rënie të rritjes ekonomike.

Banka Botërore ka njoftuar më parë se ekonomia globale do të jetë në mënyrë të rrezikshme afër recesionit në vitin 2023. Banka Botërore, e cila u jep hua vendeve më të varfra për projekte zhvillimi, në raportin e saj vjetor njoftoi se parashikimi i saj për rritjen globale këtë vit përafërsisht është përgjysmuar dhe do të jetë vetëm 1.7% nga parashikimi i mëparshëm që ishte 3%. Shumica e drejtuesve të bankave qendrore të botës nuk janë optimistë për të ardhmen ekonomike të botës. Hulumtimi i kryer nga Instituti Kërkimor PWC tregon se 73% e tyre besojnë se rritja e ekonomisë botërore do të ulet në vitin 2023. Mungesa e stabilitetit global është një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në ekonominë botërore.