Turqia thërret të dërguarin holandez, proteston për përdhosjen e Kuranit
Ministria e Jashtme turke ka thirrur ambasadorin holandez në Ankara lidhur me një protestë anti-islame në Hagë, gjatë së cilës u gris një kopje e librit të shenjtë Kuranit.
Ministria e Jashtme turke të martën i bëri thirrje ambasadorit Joep Wijnands dhe qeverisë së Holandës të dënojnë në termat më të ashpër të mundshëm përdhosjen e Kuranit në qytetin holandez, pasi Edwin Wagensveld i grupit të ekstremit të djathtë anti-islamik Pegida grisi në publik faqet e Kuranit të shenjtë. “Ne e dënuam dhe protestuam për këtë akt të urryer dhe të neveritshëm dhe kërkuam që Holanda të mos lejojë akte të tilla provokuese”, tha ministria në një deklaratë. Më tej Ministria e Jashtme turke iu referua djegies së Kuranit nga një politikan ekstremist danezo-suedez në kryeqytetin suedez Stokholm gjatë fundjavës, duke thënë: "Kjo e bën të qartë se islamofobia, diskriminimi dhe ksenofobia nuk njohin kufij në Evropë". Populli turk mbajti gjithashtu protesta të mëdha për të dënuar këtë veprim të urryer. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili paralajmëroi Suedinë për mungesën e mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e saj në NATO. “Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për NATO-n”, tha Erdogan.