Janar 25, 2023 15:54 Europe/Tirane
  • Reagimi i

Gazeta amerikane "Washington Post" e quajti të turpshëm përshkrimin e Khashoggit nga ish-sekretari i amerikan i shtetit për ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Jamal Khashoggi, si një nga kritikët më të ashpër të qeverisë saudite, u vra brutalisht nga agjentët e qeverisë saudite kur ai udhëtoi në Turqi me të fejuarën e tij për të marrë dokumentet e martesës nga konsullata saudite në Stamboll. Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklasifikuar një raport të inteligjencës amerikane që thotë se Muhamed bin Salman miratoi operacionin kundër Khashoggi, një pretendim që zyrtarët sauditë e mohojnë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta amerikane "Washington Post", në një reagim të ashpër ndaj librit të ri të ish-sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo dhe përshkrimeve të tij për gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggi, në një deklaratë theksoi: "Është tronditëse dhe zhgënjyese të shikojmë që libri i Mike Pompeo e prezanton në mënyrë katastrofale dhe të padrejtë jetën dhe veprën e kolumnistit të "Washington Post", Jamal Khashoggi. Është e turpshme që Pompeo po e përdor atë si një dredhi për të shitur librin e tij për të mosrespektuar jetën dhe shërbimin e një njeriu të guximshëm dhe të zotuar ndaj parimeve të cilat respektohen edhe nga".

Duke theksuar pretendimin e CIA-s se Khashoggi u vra me urdhër të princit të kurorës Arabisë Saudite, "Washington Post" ka theksuar: "Krimi i vetëm i Khashoggi ishte ekspozimi i korrupsionit dhe shtypjes midis atyre që janë pushtet".

Në librin e tij të ri, ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo minimizoi vrasjen e gazetarit të "Washington Post" Khashoggi nga regjimi i Al Saud dhe i quajti ngjarjet rreth kësaj vrasjeje të tmerrshme si "dhunë e rreme".

Tags