Turqia: E pakuptimtë rinisja e dialogut me Suedinë dhe Finlandën
(last modified Thu, 26 Jan 2023 18:43:24 GMT )
Janar 26, 2023 19:43 Europe/Tirane
  • Turqia: E pakuptimtë rinisja e dialogut me Suedinë dhe Finlandën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se është “e pakuptimtë” të mbahet një takim trelateral me Suedinë dhe Finlandën, për të diskutuar për aplikimet e këtyre dy shteteve në NATO.

Sipas kryediplomatit turk, kjo vjen pasi gjatë këtij muaji pati protesta në Stokholm. Duke folur në një konferencë për media më 26 janar, Cavusoglu po ashtu tha se nuk ka vullnet për të vlerësuar ndaras aplikimet për NATO të Suedisë dhe Finlandës. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se shteti i tij dëshiron të rinisë dialogun me Turqinë për anëtarësimin në NATO. Turqia së fundmi ka shtyrë në kohë të pacaktuar bisedimet trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën. Shtyrja erdhi pasi në Stokholm u mbajt një protestë ku u dogj Kurani i shenjtë.Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, pas një proteste në Stokholm të shtunën që përfshinte djegien e një kopje të Kuranit. Protesta në kryeqytetin suedez rriti tensionet me Turqinë, në një kohë kur vendi nordik ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

 

Tags