SHBA: Kurti dhe Osmani konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138952-shba_kurti_dhe_osmani_konfirmojnë_pjesëmarrjen_në_diskutimin_për_asociacionin
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtim dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë kjo ambasadë më 31 janar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2023 05:17 Europe/Tirane
  • SHBA: Kurti dhe Osmani konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtim dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë kjo ambasadë më 31 janar.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një përgjigje të zëdhënëses së Ambasadës amerikane, Katherine Judd, dërguar Radios Evropa e Lirë. Ambasada amerikane tha se diskutimi për Asociacioni konsiston me qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe është si “reflektim për miqësinë tonë të gjatë dhe mbështetjen për popullin e Kosovës”. Shtetet e Bashkuara më herët kanë deklaruar se në diskutimin e 31 janarit janë ftuar një grup divers i liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve.