Japonia dhe NATO të përkushtuara për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë
(last modified Wed, 01 Feb 2023 18:48:11 GMT )
Shkurt 01, 2023 19:48 Europe/Tirane
  • Japonia dhe NATO të përkushtuara për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm i Japonisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) theksuan vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u zotuan në Tokio të mërkurën se do të vazhdojnë për rreth tre muaj vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë përpara se Japonia të presë samitin e G7 ku marrin pjesë Gjermania, Franca, Italia, Japonia Anglia, Amerika dhe Kanadaja. Gjatë takimit të tyre, Hayashi dhe Stoltenberg diskutuan gjithashtu situatën e sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit dhe në të njëjtën kohë ranë dakord për një bashkëpunim më të ngushtë midis Japonisë dhe Aleancës Transatlantike të Tregtisë dhe Investimeve të udhëhequr nga SHBA. Të martën në Tokio, Stoltenberg u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida, duke konfirmuar se Japonia dhe NATO do të bashkëpunojnë më shumë për të adresuar "mjedisin strategjik në ndryshim" pasi kohët e fundit Rusia dhe Kina po kërkojnë të forcojnë lidhjet e tyre ushtarake. Japonia është një nga partnerët e Amerikës dhe Perëndimit dhe është një nga vendet që e ka mbështetur Ukrainën në mënyra të ndryshme që nga fillimi i luftës.

 

Tags