Turqia lejon Finlandën në NATO, ndal Suedinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139036-turqia_lejon_finlandën_në_nato_ndal_suedinë
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha sot se Turqia e sheh pozitivisht aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk mbështet Suedinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 01, 2023 19:49 Europe/Tirane
  • Turqia lejon Finlandën në NATO, ndal Suedinë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha sot se Turqia e sheh pozitivisht aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk mbështet Suedinë.

“Ne po monitorojmë me kujdes zhvillimet lidhur me procesin e zgjerimit të NATO-s. Suedia as të mos e marrë mundimin të përpiqet të çojë përpara kërkesën e saj. Ne nuk do t’i themi po aplikimit të tyre për anëtarësim në NATO, për sa kohe atje do të lejohet djegia e Kuranit përpara syve të forcave të sigurisë. E shohim pozitivisht kërkesën e Finlandës, por negativisht atë të Suedisë”, tha Erdogan në një fjalim në Parlament. Tensionet mes Turqisë dhe Suedisë u rritën ndjeshëm gjatë muajit të kaluar për shkak të protestave kundër Turqisë, në një kohë që Suedia pret që Ankaraja të japë miratimin për anëtarësimin e saj në NATO. Duke folur të martën në një konferencë për shtyp, kryeministri i Suedisë Ulf Kristesson tha se protestuesit islamofobë dhe kundër Erdoganit që kanë zemëruar Turqinë dhe kanë vënë në rrezik anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO janë “idiotë të dobishëm” që ndihmojnë ata që i duan të keqen Suedisë. Vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda bënë kërkesë për anëtarësim në NATO. Anëtarësimi duhet të miratohet nga të 30 vendet e aleancës, por ka hasur në kundërshtimin e Turqisë.