Rusia: Perëndimi ka kryer krime në Irak pa asnjë përgjegjësi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139400-rusia_perëndimi_ka_kryer_krime_në_irak_pa_asnjë_përgjegjësi
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara deklaroi se shumë krime kanë mbetur të pandëshkuara në sulmin ushtarak ndaj Irakut, por është një çështje joreale të pritet që në fund të zbatohet drejtësia.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 08, 2023 15:43 Europe/Tirane
  • Rusia: Perëndimi ka kryer krime në Irak pa asnjë përgjegjësi

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara deklaroi se shumë krime kanë mbetur të pandëshkuara në sulmin ushtarak ndaj Irakut, por është një çështje joreale të pritet që në fund të zbatohet drejtësia.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia, tre ditë pas përvjetorit të gënjeshtrës së madhe të Amerikës kundër Irakut me qëllim të krijimit të skenës për një sulm ushtarak ndaj këtij vendi, duke kritikuar moszbatimin e drejtësisë në këtë drejtim, tha se Perëndimi i injoroi krimet në Irak dhe kriminelët mbetën të pandëshkuar.

Duke iu referuar gënjeshtrës së madhe të amerikanëve që pretenduan praninë e armëve kimike të shkatërrimit në masë në Irak 20 vjet më parë dhe kërkuan miratimin e rezolutës dhe veprimit ushtarak kundër Irakut, Nebenzia theksoi se shumë ngjarje dhe krime të ndryshme në botë nuk janë hetuar. Gënjeshtra e Irakut gjithashtu nuk u hetua kurrë plotësisht.

Në këto deklarata, Nebenzia vuri në dukje politikat hipokrite të disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe theksoi: "Por pyetjet mbeten ende të shtruara dhe pa përgjigje! Në rastin e shumë krimeve ata shtiren sikur nuk ekzistojnë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë!"

Më 5 shkurt 2003, një muaj para pushtimit të Irakut të SHBA-së, sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, i administratës luftënxitëse të Xhorxh Bushit në SHBA, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deklaroi se Uashingtoni kishte prova se diktatori irakian Sadam Husejn fshehurazi po prodhonte armë kimike dhe të shkatërrimit në masë.

Ky raport shton: "Në atë takim, Rusia i konsideroi provat e paraqitura të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimin për praninë e armëve të shkatërrimit në masë në Irak. Si rezultat, nuk pati votim për miratimin e një rezolute dhe përdorimin e forcës ushtarake kundër Bagdadit. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar filluan një operacion ushtarak në Irak pa miratimin e komunitetit ndërkombëtar. Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane, përmes një raporti ka njoftuar Kongresin e këtij vendi se në Irak nuk ka pasur armë të shkatërrimit në masë në momentin e sulmit. Powell më vonë i konsideroi gënjeshtrat e tij një njollë të zezë në të dhënat e tij dhe e përshkroi atë si një dështim të madh të inteligjencës!"