Mbështetja e Gjermanisë për anëtarësimin e dy vendeve evropiane në NATO
(last modified Mon, 13 Feb 2023 18:19:00 GMT )
Shkurt 13, 2023 19:19 Europe/Tirane
  • Mbështetja e Gjermanisë për anëtarësimin e dy vendeve evropiane në NATO

Ministrja e Jashtme gjermane shprehu përkrahjen e Berlinit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s.

Para se të udhëtonte në Helsinki dhe Stokholm, Analena Baerbock tha: Pas 80 vitesh neutralitet të Finlandës dhe pas 200 vitesh që Suedia nuk iu bashkua një traktati, tani këto dy vende janë të vendosura për t'u anëtarësuar në NATO dhe ne do të fokusohemi në këtë çështje. Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë duke folur për rëndësinë e anëtarësimit të këtyre dy vendeve në aleancën ushtarake të NATO-s, deklaroi: Finlanda ka një kufi të përbashkët me Rusinë prej 1340 km, dhe Suedia gjithashtu që nga fillimi i këtij viti, ka marrë një rol vendimtar si presidentja e radhës e Bashkimit Evropian. Ajo shtoi: "Ne gjatë udhëtimit tonë në Finlandë dhe Suedi do të diskutojmë gjithashtu ndihmën për Ukrainën ". Çështja e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO u ngrit qershorin e kaluar. Këtë anëtarësim duhet ta miratojnë të 30 anëtarët e NATO-s, ndërkohë që Hungaria dhe Turqia janë ndër kundërshtarët e kësaj çështjeje. Turqia ka njoftuar se Suedia nuk ka marrë masa të mjaftueshme kundër organizatës terroriste P.K.K. dhe po përkrah rrymat islamofobe, prandaj Ankaraja është bërë pengesë që ky vend të hyjë në NATO.

 

Tags