Demokracia e rreme; Eksporti më vdekjeprurës i Amerikës
Në një shënim, agjencia e lajmeve Xinhua e përshkroi SHBA-në si "arbitër të vetëshpallur të demokracisë" në botë, e cila nuk u përmbahet rregullave të saj.
Për dekada të tëra, Amerika dhe vendet perëndimore kanë ndërmarrë çdo veprim për të zgjeruar hegjemoninë e tyre në vende të tjera duke përdorur mjete të ndryshme dhe pretekstin e "përpjekjes për të zgjeruar demokracinë". Në lidhje me këtë, agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka analizuar këtë çështje dhe ka shkruar se Amerika po e mashtron botën me “demokracinë e saj të rreme”. Në shënim thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorin demokracinë e tyre të rreme si mjet për të mashtruar botën dhe për të mbuluar imazhin e saj të vërtetë, por në fakt, Shtetet e Bashkuara janë një vend dominues në kuptimin e vërtetë të fjalës. “Kur Amerika flet për demokracinë, në fakt do të thotë demokraci e stilit amerikan ose demokraci amerikane e bazuar në hegjemoninë dhe tiraninë”. Në radhë të parë, demokracia amerikane nuk bazohet në barazi, por në parimin e hegjemonisë dhe tiranisë, dhe Uashingtoni përballet me çdo vend kundërshtar me sanksione ekonomike ose ndërhyrje ushtarake. Në këtë drejtim, shkrimtari amerikan William Bloom në librin e tij të quajtur “Demokracia; Eksporti më vdekjeprurës i Amerikës", shkruan se që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të rrëzojnë më shumë se 50 qeveri të huaja, shumica e tyre të zgjedhura në mënyrë demokratike. Amerika gjithashtu ka ndërhyrë hapur në zgjedhjet demokratike të 30 vendeve dhe ka vrarë më shumë se 50 liderë të huaj. Gjatë viteve, SHBA ka shkaktuar trazira politike në Amerikën Latine, ka luajtur një rol në të ashtuquajturën "Pranverë Arabe" dhe ka ndezur revolucione me ngjyra në Euroazi. Këto ndërhyrje jo vetëm që shkaktuan fatkeqësi të mëdha njerëzore, por gjithashtu shkaktuan terrorizëm dhe ekstremizëm. Sipas këtij shënimi, Amerika tani po kërkon të korrë frytet e kësaj fushate duke i detyruar aleatët e saj të nxisin konfliktin në Ukrainë. Nga ana tjetër, demokracia amerikane nuk do të thotë drejtësi, por bullizëm. Politikanët amerikanë ndjekin doktrinën egoiste “America First” dhe “fituesi merr gjithçka”. Shtetet e Bashkuara shohin interesat e tyre mbi të gjitha dhe përdorin gjerësisht sanksione kundër çdo qeverie që nuk është në anën e saj. Amerika përdor sanksionet e njëanshme që shpërfillin ligjet ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, nuk kanë të bëjnë fare me parimet e "ekonomisë së tregut" dhe "tregtisë së lirë" që ajo pretendon. Xinhua shtoi: "Amerika nuk bën kompromis as me aleatët e saj kur bëhet fjalë për interesa." Ne pamë një shembull të kësaj në krizën energjetike që pllakosi Evropën për shkak të luftës në Ukrainë, se si Amerika ua shiti gazin evropianëve me çmime të tepruara dhe futi në xhep pasuri të madhe. Nëpërmjet abuzimit me forcën, shkeljes së të drejtave të njeriut, imponimit të lëshimeve afatgjata, tiranisë, arrogancës dhe bullizmit diplomatik, Amerika po shfaq gjithnjë e më shumë "demokracinë e rreme" dhe po tregon fytyrën e saj të vërtetë.