SHBA: 6 të vdekur pas të shtënave në Mississippi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139922
Një person i armatosur vrau 6 persona në shtetin amerikan Mississippi.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shkurt 18, 2023 07:17 Europe/Tirane
  • SHBA: 6 të vdekur pas të shtënave në Mississippi

Një person i armatosur vrau 6 persona në shtetin amerikan Mississippi.

Një amerikan, në një sulm të armatosur të premten në fshatin “Arcabutla” në shtetin Mississippi, ka vrarë 6 persona. Sulmuesi fillimisht shkoi në një dyqan dhe vrau një burrë, më pas sulmoi një shtëpi dhe vrau një grua dhe më pas sulmoi një shtëpi tjetër ku vrau dy persona. Policia e arrestoi sulmuesin, por ende nuk ka informacione për identitetin dhe motivin e sulmit të armatosur. Instituti i sondazheve Gallup, të mërkurën e kaluar, në sondazhin e fundit, deklaroi se në të njëjtën kohë me valën e re të të shtënave në Amerikë, shumica e banorëve të këtij vendi janë shprehur të pakënaqur për situatën aktuale. Këto rezultate tregojnë përqindjen më të lartë të pakënaqësisë së amerikanëve me ligjet aktuale të mbajtjes së armëve në 7 vitet e fundit.