Dëbimi i delegacionit sionist nga samiti i Bashkimit Afrikan
Shkurt 18, 2023 19:49 Europe/Tirane
Delegacioni izraelit që kishte hyrë fshehurazi në sallën e takimeve të liderëve të Bashkimit Afrikan u përjashtua nga ky takim.
Agjencia palestineze e lajmeve Shahab publikoi një video të dëbimit të delegacionit izraelit nga salla e samitit të Bashkimit Afrikan në Addis Abeba. Sipas këtij raporti, delegacioni i regjimit sionist ka hyrë fshehurazi në sallën e takimeve të liderëve të Bashkimit Afrikan dhe është nxjerrë jashtë sallës nga forcat e sigurisë. Takimi i 36-të i krerëve të Bashkimit Afrikan filloi të shtunën me sloganin “Përshpejtoni krijimin e Zonës Afrikane të Tregtisë së Lirë”.