Takim me perspektivë të errët mes Anthony Blinken dhe Wang Ji
Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken u takua dhe diskutoi me Wang Yi, diplomatin e lartë të Kinës, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Mediat amerikane raportuan më 4 shkurt se ushtria amerikane rrëzoi një balonë kineze. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se kjo balonë ishte një zbulim dhe grumbullim informacioni. Në të njëjtën kohë, Pekini mohoi këtë pretendim dhe njoftoi se kjo balonë ishte për kërkime të motit dhe aksidentalisht ka hyrë në hapësirën ajrore amerikane.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se ky është takimi i parë mes sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken dhe diplomatit të lartë kinez Wang Yi pas rrëzimit të balonës së inteligjencës kineze. Në këtë bisedë, Anthony Blinken dënoi fluturimin e balonës së inteligjencës kineze mbi hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe theksoi: "Një veprim i tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë".
Sekretari amerikan i shtetit shtoi: "Gjithashtu se paralajmërojmë Kinën për pasojat e mbështetjes materiale ndaj Rusisë në luftën e Ukrainës dhe gjithashtu theksojmë mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit midis Uashingtonit dhe Pekinit".
Wang Yi, kryediplomati kinez, të shtunën në margjinat e takimit të sigurisë në Munih, kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për "sjellje histerike" duke nisur polemika për një balonë kineze të dyshuar për spiunazh, çështje kjo e cili gjithashtu ishte në qendër të takimit dhe e akuzoi Uashingtonin për shkelje te normave ndërkombëtare.
Thuhet se deklaratat e Wang Yi kanë errësuar perspektivën e takimit midis Wang dhe Anthony Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih. Kur gazetarët e pyetën Wang për takimin me Blinken, ai buzëqeshi dhe nuk pranoi të komentonte.