Nebenzia: Shpërthimi në linjën Nord Stream është terrorizëm ndërkombëtar
Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara shpërthimet e ndodhura në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 i konsideroi si terrorizëm ndërkombëtar.
Më 27 shtator 2022, u raportua një shpërthim i paprecedentë i tubacioneve Nord Stream. Sizmologët suedezë më 26 shtator regjistruan dy shpërthime përgjatë linjës së gazsjellësit. Sulmet e njëkohshme në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 shkaktuan rënie të presionit dhe rrjedhje gazi në Detin Baltik. Autoritetet e Suedisë dhe Danimarkës njoftuan se kanë identifikuar disa shpërthime dhe shkatërrime në këtë linjë. Sipas IRNA, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, gjatë një fjalimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha: Siç e mbani mend shumë prej jush, edhe atëherë ishte e qartë se kush mund të qëndronte pas këtij veprimi terrorist ndërkombëtar. Diplomati rus gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e ndjekjes penale të autorëve të shpërthimeve në linjën Nord Stream, në mënyrë që të parandalohet fillimi i një epoke "kaosi dhe dëmi të paimagjinueshëm për të gjithë njerëzimin". Federata Ruse pas dëmtimit të tubacioneve të gazit ka hapur një çështje për ndjekjen e këtij akti terrorizmi ndërkombëtar. Gazetari amerikan Seimour Hersh në fillim të shkurtit 2023 deklaroi se në qershor 2022 eksplozivët ishin vendosur nën tubacionet e gazit të Rusisë Nord Stream dhe Nord Stream 2 nga zhytësit e marinës amerikane me mbështetjen e ekspertëve norvegjezë nën mbulesën e stërvitjeve Balltops. Sipas Hersh, vendimi për të kryer këtë operacion është marrë nga presidenti amerikan Joe Biden pas 9 muajsh diskutime me zyrtarë të qeverisë për çështje të sigurisë kombëtare.