Shkurt 25, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet e vdekjeve në burgjet amerikane

Gjatë vitit të parë të epidemisë Covid-19, shkalla e vdekjeve e të burgosurve amerikanë në gjashtë shtete amerikane është dyfishuar dhe është rritur me 50%.

Nga analiza e të dhënave rezulton se gjatë pandemisë Covid-19, virusi korona është përhapur me shpejtësi të madhe në qendrat e mbi populluara të burgjeve amerikane duke shkaktuar shumë viktima. Edhe burgjet federale të Shteteve të Bashkuara nuk janë përjashtuar nga kjo dhe në vitin 2020 kanë shënuar rritje të konsiderueshme të vdekjes së të burgosurve. Kjo gazetë shton se faktorë si mosha e lartë e të burgosurve, mungesa e personelit të burgjeve dhe mungesa e personelit mjekësor janë ndër ato elementë, që së bashku e bënë popullsinë e burgjeve amerikane jashtëzakonisht të cenueshme në krizën më të keqe të shëndetit publik të këtij vendi. Sipas këtij raporti, gjithsej 6182 persona kanë vdekur në burgjet federale dhe shtetërore të SHBA-së në vitin 2020, ndërkohë që kjo shifër një vit më parë ishte 4240. Popullsia e burgjeve të këtij vendi ka rënë nga më shumë se 1.4 milionë persona në vitin 2019 në rreth 1.3 milionë njerëz në 2020.

Tags