Guterres situatën në territoret palestineze e krahasoi me ferrin
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke e krahasuar situatën e territoreve palestineze me ferrin, theksoi se palestinezët po përballen me një kërcënim serioz për jetën e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha: "Palestinezët po vuajnë nga një situatë ferri dhe po përballen me kërcënimin serioz të jetës së tyre, prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa për të siguruar respektimin e ligjeve ndërkombëtare". Antonio Guterres, duke pretenduar se zgjidhja me dy shtete nuk ka alternativë dhe se të gjithë duhet ta kuptojnë këtë çështje, tha se është e qartë se zgjidhja me dy shtete do të thotë fundi i pushtimit. Ai shtoi: "Ka një problem në sistemin e qeverisjes që jetojmë. Ky sistem nuk ka një krah ekzekutiv dhe edhe nëse një krah i tillë ekziston në Këshillin e Sigurimit, ai nuk ka vullnet për të përdorur dhe zbatuar ligjin duke përdorur forcën".