Gjeorgjia përfshihet nga trazirat
(last modified Thu, 09 Mar 2023 06:56:45 GMT )
Mars 09, 2023 07:56 Europe/Tirane
  • Gjeorgjia përfshihet nga trazirat

Protestuesit u tubuan të mërkurën në rrugët e kryeqytetit gjeogjian, Tbilisi, dhe u përleshën me policinë pas dritës jeshile që parlamenti vendas i dha një ligji shumë të debatuar,  cili thuhet se kufizon lirinë e shtypit dhe shtyp shoqërinë civile.

Forcat e rendit përdorën mbi tubuesit ujin ne presion e gazin lotsjellës, por nuk e patën të lehtë të shpërndajnë turmat.  Qeveria e Gjeorgjisë doli më pas me deklaratën se disa policë ishin plagosur e shumë pajisje të policisë ishin dëmtuar. Ligji në fjalë ka tërhequr dhe kritika ndërkombëtare, pasi ai thekson se organizatat joqeveritare (OJQ) dhe mediat e pavarura të cilat më shumë se 20% të financimit të tyre e marrin nga jashtë, të deklarohen si agjentë të huaj. Nëse ata refuzojnë ta bëjnë këtë, këto media dhe organizata do të përballen me gjoba të rënda dhe dënime me burgim. Projektligji u miratua të martën ndërsa dhjetëra mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit. Kritikët e quajnë këtë ligj si "Ligji i Rusisë", për shkak të ngjashmërisë së tij me ligjet ruse që supozohet se përdoren për të shtypur shoqërinë civile atje. Kundërshtarët e qeverisë thonë se ligji do ta shtyjë vendin drejt autokracisë dhe zvogëlon shanset e Gjeorgjisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Protestuesit mbanin në duar tabela të shkruara ku thuhej "Jo ligjit rus". Sipas protestuesve, ky plan përfaqëson lëvizjen e vendit drejt autoritarizmit dhe zvogëlon shpresën për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price tha se projektligji do të ishte një pengesë e madhe dhe “do të godiste disa nga të drejtat që janë thelbësore dhe aspiratat e popullit të Gjeorgjisë”. Kryediplomati i BE-së, Josep Borell gjithashtu e cilësoi legjislacionin si një “zhvillim shumë të keq” për këtë shtet kaukazian. Opozita e përshkroi këtë si një ligj të stilit rus që stigmatizon dhe I vendos lakun në fyt shoqërisë civile dhe medias në Gjeorgjisë. Sipas saj, protestat do të vazhdojnë. Gjeorgjia, e cila ndodhet në rajonin e Kaukazit dhe në jugperëndim të Rusisë, aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 3 mars të vitit të kaluar, një javë pas fillimit të operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Që atëherë, Këshilli Evropian ka njoftuar se sapo të realizohen reformat e dëshiruara ekonomike dhe politike në strukturën e qeverisë gjeorgjiane, do t'i japë këtij vendi statusin e vendit kandidat.

 

Tags