Edhe Franca refuzoi të takohej me Smotrich
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141082-edhe_franca_refuzoi_të_takohej_me_smotrich
Mediat e regjimit sionist raportuan të hënën mbrëma se edhe pushtetarët francezë vendosën të mos takohen me Bazalel Smotrich, ministrin radikal sionist të financave, i cili kërkoi shkatërrimin e fshatit palestinez “Havara”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2023 04:20 Europe/Tirane
  • Edhe Franca refuzoi të takohej me Smotrich

Mediat e regjimit sionist raportuan të hënën mbrëma se edhe pushtetarët francezë vendosën të mos takohen me Bazalel Smotrich, ministrin radikal sionist të financave, i cili kërkoi shkatërrimin e fshatit palestinez “Havara”.

Sipas IRNA, pas sulmit të fundit të kolonëve sionistë në fshatin Havara në jug të Nablusit dhe kryerjes së disa operacioneve anti-sioniste si kundërpërgjigje ndaj këtij krimi, Smotrich kishte bërë thirrje për rrafshimin e plotë të këtij vendbanimi, deklaratë që shkaktoi një valë dënimi dhe irritimi në mbarë botën, duke përfshirë edhe Amerikën dhe Evropën .Më parë media amerikane “NBC News” njoftoi në një raportim se anëtarët e administratës së presidentit amerikan Joe Biden nuk kanë plane për t'u takuar me Bazalel Smotrich. Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë njoftoi se qeveria amerikane ka sanksionuar takimin me ministrin e linjës së ashpër të financave të regjimit sionist, i cili është planifikuar të vizitojë Uashingtonin duke e cilësuar  Smotrich "të papërgjegjshëm, fyes dhe urrejtës". Të dielën, Smotrich duhej të merrte pjesë në konferencën e organizatës "Bunds", e cila është përgjegjëse për mbledhjen e donacioneve financiare për Izraelin nga hebrenjtë nëpër botë. Por në Uashington, disa organizata, duke përfshirë organizatat hebraike kanë kërkuar gjithashtu që të pengohet udhëtimi i Smotrich në Uashington dhe të mos i jepet viza për të hyrë në Amerikë.