Mars 15, 2023 19:48 Europe/Tirane
  • Grevat e metrosë ‘bllokojnë’ Londrën

Sindikatat britanike të punës kërcënuan sot më shumë largime nga puna teksa greva e metrove në Londër la mijëra njerëz pa transport për kthimin në shtëpi.

Linjat ‘Docklands Light’ dhe ‘Elizabeth Line’ në kryeqytetin britanik ishin pezulluar teksa turma njerëzish shiheshin të mbushnin autobusët, pas grevës së mijëra punonjësve në disa sektorë të industrisë. Krerët e sindikatave thanë se të tjera trazira priten pas konflikteve me përfaqësues të qeverisë për rrogat, pensionet dhe kushtet e punës. Grevat u dënuan nga kryeministri Rishi Sunak, i cili i bëri thirrje kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan të bënte më shumë për të ndaluar konfliktet. Mes grevistëve të tjerë sot në Angli ishin mësues, pedagogë, punonjës civilë, shoferë metroje dhe gazetarë të rrjetit shtetëror BBC. Megjithë bisedime të mbajtura me përfaqësues të qeverisë, grevat e sektorit publik mbeten në udhëkryq.

 

Tags