Demonstrata në Uashington kundër luftënxitjes së qeverisë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141296-demonstrata_në_uashington_kundër_luftënxitjes_së_qeverisë_amerikane
Me rastin e 20-vjetorit të pushtimit amerikan të Irakut, mijëra njerëz demonstruan të shtunën në Uashington, kryeqytetin e këtij vendi, kundër militarizmit dhe luftënxitjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2023 04:19 Europe/Tirane
  • Demonstrata në Uashington kundër luftënxitjes së qeverisë amerikane

Me rastin e 20-vjetorit të pushtimit amerikan të Irakut, mijëra njerëz demonstruan të shtunën në Uashington, kryeqytetin e këtij vendi, kundër militarizmit dhe luftënxitjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Demonstruesit mbanin simbole dhe arkivole të mbështjellë me flamujt e vendeve nën embargo të qeverisë amerikane. Protestuesit në këtë tubim kundër luftës kërkuan gjithashtu nga qeveria amerikane të ndalojë ndihmën financiare dhe dërgimin e armëve në Ukrainë dhe të mendojë për jetesën e njerëzve në vend që të rrisë buxhetin e Pentagonit. Protestuesit kanë brohoritur gjithashtu sloganin "Mjaft me militarizëm dhe sanksione" dhe i kërkuan Shtëpisë së Bardhë t'i japë fund sanksioneve ndaj Sirisë dhe të ndalojë armiqësitë me Kinën.