Demonstrata në Uashington kundër luftënxitjes së qeverisë amerikane
Me rastin e 20-vjetorit të pushtimit amerikan të Irakut, mijëra njerëz demonstruan të shtunën në Uashington, kryeqytetin e këtij vendi, kundër militarizmit dhe luftënxitjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Demonstruesit mbanin simbole dhe arkivole të mbështjellë me flamujt e vendeve nën embargo të qeverisë amerikane. Protestuesit në këtë tubim kundër luftës kërkuan gjithashtu nga qeveria amerikane të ndalojë ndihmën financiare dhe dërgimin e armëve në Ukrainë dhe të mendojë për jetesën e njerëzve në vend që të rrisë buxhetin e Pentagonit. Protestuesit kanë brohoritur gjithashtu sloganin "Mjaft me militarizëm dhe sanksione" dhe i kërkuan Shtëpisë së Bardhë t'i japë fund sanksioneve ndaj Sirisë dhe të ndalojë armiqësitë me Kinën.